Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski mbajti fjalimin e hapjes në konferencen e sigurisë në Mynih përmes një lidhjeje video dhe u kërkoi aleatëve të rrisin mbështetjen për vendin e tij, duke paralajmëruar se në Ukrainë ka jetë njerëzish në rrezik. Duhet të nxitojmë. Na duhet shpejtësia - shpejtësia e marrëveshjeve tona, shpejtësia e dërgesave tona... shpejtësia e vendimeve për të kufizuar potencialin rus. Nuk ka alternativë ndaj shpejtësisë, sepse nga ajo varet jeta. Nuk ka asnjë alternativë ndaj një fitoreje të Ukrainës.