Udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e bën në Washington. Dy burime nga Kongresi amerikan dhe një person që ka dijeni për vizitën konfirmuan planet për ardhjen e tij. Ata folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës shumë të ndjeshme të udhëtimit, e pikërisht për shkak të shqetësimeve të sigurisë, pohuan se ka ende gjasa që ku udhëtim të anulohet në minutën e fundit.