Izraeli është tërhequr nga qëndrimi i tij, dhe ka vendosur të dërgojë në Ëashington strategët e vet të luftës për të diskutuar planet e nisjes së një sulmi tokësor ndaj militantëve të Hamasit në Rafah, në jug të Gazës. Më herët, shteti hebre njoftoi anullimin e dërgimit të delegacionit në shenjë proteste pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të mos i vënë veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në luftën Izrael-Hamas.