Një ditë pasi Damian Giknuri i Partisë Socialiste hodhi idenë e një ndërhyrje të fundit në Kodin Zgjedhor për të mos vënë në rrezik votën e emigrantëve, vjen edhe përgjigjja e Partisë Demokratike. Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha në një mbledhje me drejtuesit e qarqeve se opozita është e gatshme të votojë çdo ndërhyrje të nevojshme në Kod në funksion të votës së diasporës.