Këto janë ambientet e spitalit International Medicare. Pas një hetimi disa mujor policia e tiranës zbuloi se ky spital nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, kishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro. Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 punonjës.