Në lagjen nr 18 të qytetit të Durrësit, policia zbuloi një bazë të riparimit dhe mbajtjes së armëve dhe municioneve, të cilat më pas dyshohet se u tregtoheshin grupeve kriminale. Baza u zbulua në një banesë të përshtatur nga 38-vjeçari Lorenc Luku si punishte për veprimtarinë e tij. Në rrugë operative policia kishte siguruar informacion për prani armësh në këtë ambient, por nga telefonat që përdorte 38-vjeçari u zbulua se aktiviteti i tij i paligjshëm nuk ishte vetëm mbajtja e armëve dhe municioneve paleje.