Top Channel/ Zbulohet përse Marsi ka ngjyrë të kuqe: Studimi i rrallë për planetin e “ndryshkur”!
10/03/2025 11:52

Ndryshku i mineraleve që mbulojnë sipërfaqen e planetit Mars përmban sasi të vogla uji, e kjo për shkencëtarët është shenja që dëshmon për një të kaluar të ftohtë dhe të lagësht të planetit të kuq. Ekspertët mendojnë se një e dhënë e tillë mund t’i ndihmojë ata që të kuptojnë gjithashtu se kur Marsi u tjetërsua, duke u kthyer në një shkretëtirë të mbuluar nga pluhuri i hekurit të oksiduar. Qindra anije hapësinore kanë studiuar planetin Mars për dekada me radhë. Hulumtuesit e kanë ditur prej vitesh se sipërfaqja e planetit, me peizazhet e liqeneve dhe lumenjve të tharë, lë të kuptohet për një kaluar kur uji i lëngshëm ishte i pranishëm, e sondat e dërguara atje kanë zbuluar depozita akulli disa kilometra poshtë sipërfaqes së poleve. Sonda Perseverance shpresohet të sjellë brenda dekadës së ardhshme kampione që mund të ndihmojnë për të mësuar më shumë rreth planetit që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e njerëzimit. Ekipi hulumtues thotë se përdori teknika të reja laboratorike për të treguar se ngjyra e kuqe e Marsit krijohet nga oksidet e hekurit që përmbajnë sasi të vogla uji. Studimi është publikuar kohët e fundit në revistën “Nature Communications”. Sipas tij, oksidi i hekurit formohet shpejt në praninë e ujit të ftohtë, çka lë të kuptohet se mund të jetë formuar kur planeti Mars kishte ende ujë në sipërfaqe. Rezultatet lënë të kuptohet se ndryshku i gjetur në Mars apo hekuri i oksiduar, nuk është dhe aq i ndryshëm nga fenomeni që shohim në Tokë.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00