Është zbuluar në qytetin e Peshkopisë një magazine e një biznesi, ku mbaheshin qindra koli fishekzjarre dhe kapsolla të kontrabanduara me qëllim shitjen. Zbulohet magazina e një biznesi ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarresh dhe kapsolla të kalibrave të ndryshëm, të futura kontrabandë në vendin tonë, me qëllim shitjen. Në këtë ambient, u kap shtetasi E.I., 32 vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër, për të cilin nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Në magazinë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 733 kapsolla, 344 fishekzjarre të kalibrave të ndryshme.