Eshte zbuluar se cilët jane personat qe u shfaqen me arme dhe me maska në një lokal në Lezhë. Policia e Lezhës nisi kërkimet menjëherë sapo në mediat u shfaq video kur personat me armë hyjnë në një local por më pas largohen sepse nuk po gjenin atë që kërkonin. Policia e Lezhës kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes, përkatësisht shtetasit Ramazan Rraja, 28 vjeç, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, dhe Roan Brahimi, 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.