Restaurime, rijetëzime dhe projekte që nisin nga zero! Viti 2026 do të jetë i ngjeshur për kulturën. Dy janë projektet madhore, që qeveria parashikon t’i çojë përpara, Amfiteatri i Durrësit dhe Parku Kombëtar i Butrintit. Projekti për rijetëzimin e Amfiteatrit, një vepër e periudhës romake, sipas ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhe, do të nisë së shpejti dhe do të prekë disa objekte.