Në Gjirokastër u prezantuan rezultatet e fundit të ekspeditës arkeologjike italo-shqiptare në Antigone, qyteti antik i themeluar nga Pirro i Epirit. Aktiviteti, i organizuar nga Universiteti i Maceratës dhe Instituti i Arkeologjisë i Tiranës në bashkëpunim me DRTK Gjirokastër, mblodhi studiues, arkeologë dhe përfaqësues të diplomacisë italiane për të ndarë jo vetëm gjetjet e reja, por edhe vizionin për zhvillimin e territorit.