5 dite pas ngjarjes,Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen duke konfirmuar dyshimet se 67-vjeçari Hysni Ymeraj është vrarë nga një shpërthim me lëndë plasëse, dhe jo si pasojë e një defekti në panelin e matësve të energjisë elektrike, siç dyshohej fillimisht. Ngjarja ndodhi paraditen e 29 dhjetorit, në lagjen “Manush Alimani”. Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar si autorë të përfshirë në këtë krim: Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.