Përballë dyshimeve të ngritura për gjobëvënie ndaj 42-vjeçarit Egli Proga, autori i dyshuar i vrasjes Denis Meçe ka dhënë një tjetër version përpara oficerit të policisë gjyqësore. Në dosjen e zbardhur nga Top Channel, pak pasi është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec i shoqëruar nga avokati i tij, Denis Meçe pretendon se nuk e njihte Egli Progën, dhe se cuditërisht 42-vjecari u rrezua në tokë sapo ai ngriti dorën për ta goditur, pasi e kishte ofenduar pa arsye.