Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një telefonatë rreth një ore, gjatë së cilës diskutuan situatën në Iran dhe Ukrainë. Sipas Kremlinit, biseda ishte “një diskutim konstruktiv, shumë i sinqertë dhe profesional”. Sipas raportimeve Putin propozoi disa zgjidhje për konfliktin në Iranin. Sa i përket situatës në Ukrainë, Kremlini njoftoi se Putin përsëriti se Rusia po shënon përparime të shpejta dhe se kjo duhet të shtyjë Kievin drejt pranimit të negociatave. Ndërkohë, konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme është futur në ditën e 10-të. Pas mbledhjes së Asamblesë së Ekspertëve të Iranit, mediat iraniane raportuan se djali i Ajatollah Ali Khameneit është shpallur zyrtarisht lideri i ri suprem i vendit. Nga ana tjetër Forcat Mbrojtëse të Izraelit vijojnë fushatën e tyre në Liban për të goditur pozicionet e Hezbollahut të financuar nga Irani. Numri i viktimave në fqinjin e Izraelit ka arritur në 400, ndërsa sulmet iraniane në rajon i morën jetën dy personave, sipas zyrtarëve të lartë të Arabisë Saudite.