Zbardhen pamjet nga incidenti në Qendrën Spitalore Universitare “Nën Tereza”, i cili solli evakuimin e dhjetëra pacientëve nga ambientet e urgjencës në Sauk apo edhe pavionet e tjera pranë. Sikurse shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel, mjekët përdorin forcën fizike për të mbartur pacientët përmes shkallëve me qëllim mos asfiksimin e tyre për shkak të tymit. Zjarri ka rënë në një prej bodrumeve dhe ka shkaktuar shumë tym çka rrezikonte të shkaktonte asfiksi te pacientët.