Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Siç njofton vetë faqja zyrtare e Big Brother, televotimi aktual anulohet, por banorët nuk janë në dijeni të këtij vendimi. Në televotim ishin Selin, Gimbo dhe Greta, të cilët ishin dërguar nga Juela, pasi kjo e fundit hapi Kutinë e Pandorës. Në Prime-n e së shtunës, Vëllai i Madh do të zbulojë më shumë detaje rreth këtij zarfi.