Një 20-vjeçar u procedua penalisht nga policia pasi kishte zaptuar hapësirën publike në shëtitoren e Dhërmiut. I riu sipas uniformave blu, kishte vendosur pa lejen e organeve kompetente katër makineri lojërash për fëmijë, përmes të cilave nxirrte të ardhura në mënyrë të paligjshme.