Në përfundim të mandatit si ambasadore e SHBA, Yuri Kim është nderuar nga kryeministri Edi Rama me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike shoqëruar me një shkrim të gjatë, analizues të misionit të saj gjatë 3 vite e gjysmë në vendin tonë. Kryeministri evidenton se Yuri Kim ndryshe nga paraardhësit e saj nuk ndenji një ditë pa u shfaqur, sa ekran më ekran, e vrenjtur edhe kur buzëqeshte.