Top Channel/ “Xixa” mes Kukësit e Dinamos/Verilindorët zhvendosen 54 km për të mos ju kopjuar skemat
14/01/2022 19:42

Ka mjaftuar vetëm një kafe e drejtuesve të Dinamos në “Football Republic”, teksa prisnin të mbaronte stërvitjen skuadra kuksiane për ta zënë ata impiantin, që midis bluve të kryeqytetit dhe verilindorëve të shpërthenin polemikat, duke qenë se janë dhe dy skuadrat që do të përballen në këtë javë të “Abissnet Superiores”. Trajneri i Kukësit Diego Longo që as nuk ka qenë në seancën e fundit stërvitore për shkak të temperaturës, mbrëmë ka reaguar në rrjetet sociale, madje edhe duke ironizuar, se stafi teknik i Dinamos po “u vidhte” taktikat, ndërkohë që blutë nuk janë shqetësuar nga një gjë e tillë, edhe pse të ekipet stërviteshin në të njëjtin impiant sportiv. Në këto kushte, për të shmangur kontaktet, trajneri Diego Longo dhe stafi drejtues i klubit të Kukësit, kanë vendosur të largohen nga kryeqyteti dhe “Football Republic”. Ata kanë preferuar të largohen 54 km larg nga Tirana për t’u përgatitur në qendrën sportive “Olimpik Park” pranë qytetit të Durrësit, ku do të qëndrojnë deri në prag të ndeshjes. Të mërkurën e 19 janarit, në kuadër të javës së 16-të të kampionatit Abissnet Superiores, orën 16:45, në stadiumin e ri “Kukës Arena”, do të luhet ndeshja Kukësi-Dinamo. Verilindorët i janë larguar syve të kundërshtarit. Skuadra e Vllaznisë, që stërvitet gjithashtu në atë impiant, nuk është problem për trajnerin Longo.

Top Channel/ Kupa e Shqipërisë/ Tirana dhe Egnatia po përballen në Elbasan
01/06 20:01
Top Channel/ “Kosova djepi i Serbisë”, federata e tenisit mbron Novak Gjokoviç
31/05 21:03
Top Channel/ Kupa e Shqipërisë/ Të enjten finalja mes Tiranës dhe Egnatias
31/05 17:50
Top Channel/ Lionel Mesi “vjen” në Tiranë, ja ku do të mund ta takoni atë çdo ditë
30/05 16:42
Top Channel/ Partizani feston titullin e 17-të në histori!
29/05 19:09
Top Channel / Gara e Tiranathlon! Not, çiklizëm dhe vrap sot në kryeqytet
28/05 15:16
Top Channel / Gara e Tiranathlon / Not, çiklizëm dhe vrap sot në kryeqytet
28/05 12:08
Top Channel/ Favorizoi Katarin, ish zyrtari FIFA nën akuzë për Kupën e Botës
27/05 21:29
Top Channel/ Lojtarët dhe tifozët e Tiranës sulmojnë arbitrin në ndeshjen me Bylisin
25/05 18:43
Top Channel/ Rrethi çiklistik i Shqipërisë, nis etapa e tretë Elbasan-Vlorë me gjatësi 143 km
24/05 15:28
Top Channel/ Rrethi çiklistik i Shqipërisë, nis etapa e tretë Elbasan-Vlorë me gjatësi 143 km
24/05 12:44
Top Channel/ Etapa e tretë e rrethit çiklistik i Shqipërisë
24/05 12:27
Top Channel/ Sylvinho, banor i Tiranës! 4 muajt e trajnerit, ndeshja me Moldavinë dhe ishujt Faroe
23/05 20:02
Top Channel/ 10 vite rresht kampion, futbollistët e Vllaznisë janë të pathyeshme
23/05 15:25
Top News – ‘Blindohen’ Olimpiket e Parisit në 2024 / 35 mijë forca sigurie, për ceremoninë e hapjes
23/05 13:13
Top News – Haaland i befason të gjithë / Shfaqet në festën e Manchester City…me pizhama!
22/05 17:26
Nis turi i 80-të çiklistik, mbi 100 çiklistë në garë për 900 km në disa qytete
22/05 15:41
Top Channel/ Nis turi i 80-të çiklistik/ Mbi 100 çiklistë në garë për 900 km në disa qytete
22/05 12:37
Top Channel/ Turi i 80-të çiklistik/ Mbi 100 çiklistë në garë për 900 km në disa qytete
21/05 20:12
Top News – Gjesti special i Mourinhos, e bën Kumbullën pjesë të festës për kalimin në finale
19/05 19:33