Aktori i madh me origjinë shqiptare, Xhim Belushi ndodhet në Tiranë për të realizuar një dokumentar, që do të transmetohet së shpejti në të gjitha mediat amerikane. Lajmin e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili priti aktorin me famë ndërkombëtare dhe i dhuroi “Kullën e Sahatit”. “Kjo është një shenjë se duhet të kthehesh sërish të na vizitosh”, i tha Veliaj aktorit shqiptar.