Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka gjatë takimit me përfaqësues nga trupi diplomatik në Tiranë theksoi se po shqyrtohet anulimi i marrëveshjeve për lëvizjen e diplomatëve dhe zyrtarëve rusë. Duke shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, ajo tha se vendi ynë i është bashkuar sanksioneve ekonomike të BE-së.