Top Channel/ Xhaçka: Agresioni rus, Gjykata Ndërkombëtare Penale do ta hetojë për krime lufte
04/03/2022 18:12

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka tha se një ndër çështjet që u diskutua në takimin e jashtëzakonshëm të NATO-s është nisja e hetimit për krime lufte në Rusi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës. Në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s sot u konfirmua sërish me forcë vendosmëria e aleatëve për të mbështetur popullin e Ukrainës në luftën heroike që ka fituar admirimin dhe respektin e të gjithë botës. Shumë vende evropiane, vetë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë masa në mbështetje të popullit ukrainas që do të kishin qenë të paimagjinueshme ndoshta edhe pak muaj më parë, duke i furnizuar me armatime, duke kaluar disa paketa sanksionesh masive që po i japin një goditje shumë të rëndë Rusisë, duke ia rritur në mënyrë të jashtëzakonshme koston e këtij agresioni kriminal, që tashmë edhe me bashkëpunimin e Shqipërisë i është referuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar për krime lufte. Shqipëria ka luajtur një rol domethënës në këto përpjekje për të mbështetur Ukrainën, edhe me ndihmë materiale konkrete, por sidomos në fushën e diplomacisë, ku pardje siç keni pasur mundësinë ta ndiqni u arrit një fitore vërtet e rëndësishme duke miratuar me shumicë absolute votash një rezolutë të bashkësponsorizuar nga Shqipëria ku i kërkohej Rusisë t’i japë fund luftës. Theksova në takim se duhet bërë më shumë, të bëhet më shumë që të ndalet sulmi i pajustifikuar mbi Ukrainën dhe mbi sigurinë e sistemin ndërkombëtar. Unë dua t’i garantoj qytetarët shqiptarë, të cilët kanë treguar gjatë këtyre ditëve një solidaritet të jashtëzakonshëm me popullin ukrainas duke mbledhur ndihma, që roli që ka luajtur Shqipëria është vlerësuar maksimalisht nga aleatët dhe që bashkë me ta do të vazhdojmë punën e mirë që kemi bërë gjatë këtyre javëve në Këshillin e Sigurimit, në NATO, në OSBE, në Këshillin e Europës dhe në çdo forum ndërkombëtar ku mund të ofrojmë mbështetjen tonë për popullin ukrainas, lufta e të cilit nuk është thjesht një luftë për mbijetesën e Ukrainës por një luftë për paqen e sigurinë në kontinentin evropian.

Top channel/ Berisha: Integrimi është bllokuar! Drejtori i ri i policisë, i besuari i Ballukut
30/03 19:47
Top Channel/ ‘Shpifje dhe dhunë ndaj meje’ Xhelal Mziu në Kuvend: Ministri ‘kukull’ të kërkojë falje
30/03 19:46
Top Channel/ ‘Lum moj qeveri që na e ngrite…’, Koreshi ironi në Kuvend:Gjinekologu në Lushnje…
30/03 19:45
Top Channel/ ‘Qytetarët nuk falin’, Deputeti i PD: Malësia e Madhe nuk do lejojë tjetërsim të pronave
30/03 19:34
Top Channel/ Blushi: Sot Kuvendi vjen era naftë, s’ka krim më të madh sesa heshtja
30/03 19:32
Top Channel/ Kryedemokrati zbulon orën e përtesës kombëtare: Të hënën tjetër në orën…
30/03 19:07
Top Channel/ Berisha në foltore: Hajduti s’ka fe e moral, të bashkohemi të gjithë kundër tij, ai…
30/03 19:04
Top Channel/ Me shishe uji në Kuvend, Koçeku për ndotjen e Drinit: Të bëhet marrëveshje mes…
30/03 19:03
Top Channel/ Vokshi akuza kryeparlamentarit, Peleshi: Po gënjeni, ju kemi vënë në dijeni
30/03 18:59
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Rama është njeriu me frikacak që ka bërë nëna, kur…
30/03 18:58
Top Channel/‘Kemi çmimin neto të naftës më të lartë në rajon’, Braçe:Shoqata e karteleve kërcënoi…
30/03 18:37
Top Channel/ Akuzat e opozitës për drejtorin e ri të Policisë, Lamallari: Deputeti bukurosh e përdor…
30/03 18:18
Top News – Hiqen masat ndaj Ajola Xoxës. GJKKO shfuqizon ndalimin e daljes jashtë vendit
30/03 15:28
Top Channel/ 100 vite jetë dhe dashuri, Elefteria Xega feston një shekull, e rrethuar nga…
30/03 15:27
Top Channel/ “Paqja fiskale” pret konfirmim! Ligjet në duart e ndërkombëtarëve
30/03 15:26
Top News – Partitë mund të marrin kredi/Por jo financim nga strategjikët, bixhozi dhe kriptomonedhat
30/03 15:24
Top Channel/ Afrikanët që jetojnë në shpellë! Shkodër, janë ndalur në malin e Taraboshit
30/03 15:23
Top News – Tryeza e Ramës për integrimin europian, Berisha: Propagandë, asnjë kapitull s’do mbyllet
30/03 15:06
Top Channel/ Emërohet drejtori i ri i Policisë, Skënder Hita merr gradën “Drejtues Madhor”
30/03 15:05
Top News – Kur reduktohet akciza? Malaj: Vetëm nëse nafta shitet mbi 220 lek për litër
30/03 15:03