Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, së bashku me Wizz Air, shpallën sot zgjerimin më të madh të operimeve në Shqipëri. Kompania ajrore lidere në TIA, njoftoi shtimin e flotës me një avion modern Airbus A321neo dhe katër linja të reja nga Tirana drejt Stokholmit, Këlnit, Billundit dhe ishujve Tenerife.