Dy të cara vullkanike u hapën pranë qytetit islandez të Grindavikut, ku shtëpitë po digjen e njerëzit janë larguar në panik. Vullkani në gadishullin Reykjanes shpërtheu në orët e para të së dielës, duke lëshuar hi e llavë mbi qytetin e qetë të njohur për peshkimin në atë që sipas eksperteve “po rezulton skenari më i keq i mundshëm”, dhe e gjithë popullsia tashmë është evakuar.