“Në Kosovë, do të ndodhë dicka që nuk e kemi parë deri tani”: Presidenti serb Aleksander Vucic bëri disa parashikime të zymta për situatën aktuale të cilën e përshkroi si më të vështirën deri më tani.“Kam frikë nga destabiliteti, madje edhe nga konfliktet e mëdha, sepse e di që serbët nuk mund të durojnë më, përderisa kryeministri i Kosovës Albin Kurti ëndërron që të bëhet si presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky”, deklaroi Vucic për televizionin serb, Pink.