Presidenti serb Aleksandar Vucic u shfaq tejet optimist pas një takimi me shefin e Elizesë, Emmanuel Macron. Bota, tha Vucic po hynë në një “epokë trazirash që do të zgjasë”, por “Serbia fatmirësisht e ka një aleate të madhe në Evropë, Francën”. Përpara gazetarëve, kreu i shtetit serb pohoi se gjatë takimit të tyre, kishin prekur një sërë temash, përfshirë dhe situatën në Serbi.