Aleksandar Vuçic nuk e ka pritur mirë njoftimin e Kforit se nuk do të lejojë ngritje të barrikadave në veri të Kosovës. Për këtë arsye, presidenti serb paralajmëroi se dy apo tre ditët e ardhshme do t’i dërgojë një letër misionit të NATO-s në Kosovë, dhe nuk do të jetë një letër kortezie.