Top Channel/ Vuçiç i tërbuar me BE-në, bojkoton “6 dhjetorin”: Nuk shkoj në Tiranë!
01/12/2022 21:53

Presidenti serb Aleksandar Vucic nuk do të marrë pjesë në takimin BE-Ballkani Perëndimor, që mbahet në 6 dhjetor në Tiranë. Arsyeja e zemëratës së tij lidhet me emërimin e kryetarit të Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiç, në postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës. "Jo vetëm që i kanë shkelur të gjitha normat e marrëveshjes së Brukselit, por edhe të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare dhe nuk e kanë dert sepse kjo është në interesin e një fuqie evropiane”, deklaroi kreu i shtetit përpara gazetarëve ne Beograd. Rashic, në Kosovë nuk ka besimin e askujt, por ka besimin e kryeministrit Albin Kurti dhe perëndimit dhe në këtë mënyrë mendojnë se mund të frikësojnë serbët”, shtoi Vucic duke përcjellë qartazi zemëratën ndaj një vendimi të tillë. Edhe pse ka vazhduar të pretendojë se Serbia është e angazhuar maksimalisht në procesin e dialogut, deklatata e fundit e tij ishte se Kosova është “shenjtëria më e madhe serbe”. "Më mirë të mos jem sesa t’ua dorëzojë në duar. Dhe nuk do t’ua dorëzojë. Askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë me 6 dhjetor”, tha ai, duke përcjellë indinjatën ndaj “reagimin e butë të BE-së” për emërimin e Rashic, emerim ky që erdhi më pak se një muaj pas dorëheqjes se ish ministrit Goran Rakiç, i cili vjen nga radhët e Listës Serbe. Aktualisht në institucionet e Kosovës në veri nuk ka punonjës serbë, ndërsa Lista Serbe mbushi vendet e lëna bosh në parlamentin e Kosovës me pretendimin që ato të mos mbushen me serbë të bindur ndaj Prishtinës zyrtare. Pamjet: AFP

Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
DIGITALB DIGITALB