Presidenti serb Aleksandar Vuçic deklaroi se Serbia është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën për personat e zhdukur në kohën e luftës. “Jemi të gatshëm të firmosim marrëveshjen për personat e pagjetur. Jemi të vetëdijshëm se duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit”, tha kreu i shtetit serb pasi vendosi kurora kurorave me lule në Monumentin e Heronjve të Koshares, në Beograd.