Po e ruajmë grurin për vete, por për Shqipërinë mund të bëjmë përjashtim, ishte deklarata e presidentit serb Aleksandar Vucic, e dhënë në emisionin Sinjali në Radio Televizionin e Vojvodinës. Vucic sqaroi se në vendin tonë do të eksportohen 30 mijë tonë grurë dhe një sasi më e vogël misri.