8 të arrestuarit mes të cilëve edhe autori i vrasjes së 14 vjeçarit nga fshati Zvirinë kanë dalë para gjykatës së Korçës. Seanca për caktimin e masës së sigurisë për 8 personat që përfunduan në pranga pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë me thikë nga bashkëmoshatari i tij i mituri E.Xh, zgjati rreth 4 orë ndërsa gjykata vendosi masën e arrestit me burg për autorin. Në burg u lanë edhe babai i tij si dhe xhaxhai të cilët ndihmuan autorin për të fshehur armën pas krimit ndërkohë, shoku i babait u la në arrest shtëpie.