Endrit Sinaj, 29 vjeç me origjinë nga Vlora ka mbetur i vdekur në Spanjë në rrethana ende të paqarta. Mediat vendase raportojnë se Sinaj u plagos për vdekje në bark me armë zjarri në Girona dhe ishte gjetur në rrugë nga një tjetër shqiptar, ndërsa autori nuk dihet ende. I riu shqiptar i cili e kishte transportuar për në spital nuk ka lidhje me ngjarjen sipas mediave spanjolle.