Një shtetas shqiptar humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë, pasi u bënë shënjestra e një atentati një ditë më parë në Greqi. Viktima është identifikuar si Marius Spiro Dhiamanti nga Delvina. Ndërsa personi me të cilin po udhëtonte në makinë ishte Juxhin Bajrami, kushëriri i parë me viktimën. Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.