Një grua ka ndërruar jetë këtë mbrëmje në zonën e Don Boskos në kryeqytet, pasi autorët e paidentifikuar kanë hapur zjarr në ambientet e një lokali. Mësohet se viktima ka qenë punonjëse e lokalit, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mes tyre është një fëmijë, që ka marrë plumb në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.