Një biznesmen u ekzekutua me armë zjarri këtë të premte në një atentat të organizuar vetëm pak metra larg banesës së tij në një fshat të Kurbinit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Sanxhaku, ku viktima ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip Audi Q7 ndërsa 2 persona tashme te identifikuar nga policia si Skënder dhe Ilaj Lika kane qëlluar drejt 55-vjeçarit ku 7 plumba i kane marre jetën. Autoret janë shpallur ne kërkim e Nga ana e policisë dyshohet se mund të kemi të bëjmë me një konflikt të kohëve të fundit mes djemve te viktimës.