Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Ardjan Çollaku 50 vjeç dhe Lulzim Bitri 35 vjeç kanë rënë në pritë sapo kanë zbritur nga mjeti i tyre në një pikë karburanti në hyrjen perëndimore të qytetit të Elbasani, aksin Elbasan-Metalurgjik. Dy persona kanë qëlluar me breshëri nga një mjet duke lënë të vdekur në vend Lulzim Bitrin ndërsa Çollaku ndodhet në vdekje klinike. Ai është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë.