Top Channel/ Vret policin serb, kërkohet një shtetas i Kosovës. Qëlloi policët që e ndalën në Serbi
18/07/2024 15:13

Një shtetas i Kosovës është në kërkim nga Policia e Serbisë për vrasjen e një zyrtari policor orët e para të së enjtes në kufirin serbo-boshnjak në Loznicë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të shtetit serb, bëhet fjalë për Artan Hajrizin, dokumentet e të cilit u gjetën në vendin e ngjarjes. Ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq tha se dy policët serbë në pikën e kontrollit në Lipniçki Shor po kryenin kontrolle dhe kanë ndaluar një veturë të tipit Mercedes me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën ndodheshin dy persona. Sipas MPB-së serbe, njëri prej personave ka shtënë në drejtim të zyrtarit policor Nikolla Kërsmanoviq në gjoks, dhe zyrtarit policor Iliq Vjekosllav në shpatull e më pas ka ikur. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar nga autoritetet serbe por identiteti i tij nuk është bërë i ditur. I dyshuari kryesor, Artan Hajrizi, për kapjen e të cilit janë aktivizuar edhe xhandarmëria serbe është vëllai i Faton Hajrizit, i cili është i dënuar për vrasje dhe vepra të tjera penale e që më gjashtë korrik të këtij viti u arratis nga burgu i Smrekonicës në Mitrovicë. Megjithatë, Artan Hajrizi tha se ndodhet në Gjermani dhe se dokumentet ia vodhi i vëllai, Fatoni. Për ngjarjen nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës thonë se "përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq" duke u bërë thirrje po ashtu që mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës të kenë kujdes gjatë lëvizjes nëpër Serbi. E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me çështjen po merren autoritetet dhe shton se kjo ngjarje nuk duhet të politizohet.

Top Channel/ Kosovë, zvarritja me “plan”! Ekspertët: Kushtetuesja të sqarojë garën
30/06 20:03
Top News- Kosova ndalon importin e gjedhëve nga Italia/ Shfaqet sëmundje virale e lëkurës
30/06 16:47
Top News- Kosova ndalon importin e gjedhëve nga Italia/ Shfaqet sëmundje virale e lëkurës
30/06 16:45
Top News- Kurti i hapur për takime me opozitën/‘Kam ofruar dy kompromise për zhbllokimin e Kuvendit’
30/06 14:52
Top News- Aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte/ Dyshohet se vr*në 2 civilë e torturuan të tjerë
30/06 12:36
Top News- Pa konstituim, nuk ka pushime! Deputetët e Kosovës duhet të kthehen në Kuvend çdo 48 orë
30/06 10:11
Top Channel/ Kosovë, kriza vazhdon! Dështon seanca e 39-të, opozita kundërshton propozimin e LVV
29/06 15:10
Top Channel/ Gazetarja kap “mat” Kurtin! Kryeministri: Gjeni një vend ku partia e parë ishte…
29/06 15:08
Top Channel/ ‘Kriza’ vijon në Kosovë, deputetët u bien tavolinave
29/06 12:22
Top Channel/ Kurti s’arrin dakordësinë me partitë politike. Bllokada institucionale vijon në Kosovë
28/06 22:56
Top News – Çfarë tha Gjykata Kushtetuese? Kurti, PDK e LDK, interpretime të ndryshme të vendimit
28/06 21:36
Top Channel/ Festa e Vidovdanit! Policia e Kosovës ndalon serbët me simbole shoviniste
28/06 19:44
Top Channel/ Mbi dy orë takim! Asnjë rezultat nga bisedimet e Kurtit me partitë
28/06 19:42
Top Channel/ “Kosova është Serbi”/ Festa e Vidovdanit, serbët nisin tubimin në Gazimestan
28/06 14:19
Top Channel/ Festa e Vidovdanit, policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan
28/06 13:55
Top News – ‘Vidovdani’, hiqen flamujt serb përpara futjes në rrënojat e ‘Gazimestanit’
28/06 13:24
Top News- Ngërçi drejt zgjidhjes! / Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë mblidhen të shtunën
27/06 13:11
Top Channel/ Ultimatumi i Kushtetueses, Gjykata: Konstituimi brenda 30 ditëve. Mblidhen deputetët
27/06 12:53
Top News- Ultimatumi i Kushtetueses / Albin Kurti fton partitë e tjera në takim konsultues
27/06 12:06
Top Channel/ Kushtetuesja, “ultimatum” në Kosovë/ Gjykata: Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve
27/06 10:04