Prej 6 vitesh Barjam Xhemaj nga Cakrani i Fierit ka kultivuar një sipërfaqe prej 2.2 hektarësh me rrush tavoline të varietetit “Regali”. Për rendiment më të lartë ai është konsultuar me specialistë italianë, të cilët përveç projektit e analizave të tokës kanë përzgjedhur edhe fidanët e hardhive nga italia. Xhemaj thotë me krenari se ka arritur të prodhojë deri në 40 ton rrush në sezon.