Fatmir Manellari është lënë në burg, pasi akuzohet për vrasjen e Safet Hyskollarit dy muaj më parë në derën e shtëpisë. Gjykata e Pogradecit vendosi masën e arrestit me burg për 65-vjeçarin, i cili vrau me thikë bashkëfshatarin për një konflikt pronësie të mëparshëm në fshatin Gështenjas.