Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet për ngjarjen tragjike në plazhin e Potamit ku humbi jetën një 7-vjeçarja Jonada Avdia e cila u përplas në breg të detit nga një mjet lundrues që drejtohej nga ish-efektivi I policisë, Arjan Tase. Pas afro një vitit hetimet, organi akuzës ka çuar për gjykim nëntë persona mes të cilëve dhe autorin e ngjarjes së rëndë.