Më 8 maj 1990, kur Evropa kremtonte prej 45 vjetësh gjerësisht Ditën e Fitores mbi Nazizmin dhe Totalitarizmin, Shqipëria ende dëshmonte se tentativat për arratisje ne kufi rezultonin fatkeqe. Presidiumi i Kuvendit Popullor zbuti ne dukje Kodin Penal, sipas te cilit kalimi i kufirit nuk konsiderohej me “tradhti ndaj atdheut”, por vrasjet ne kufi vijuan. Një prej të mbijetuarve të kësaj ngjarjeje është Gjek Beçi, i cili përfundoi me disa plumba në qafë dhe vëllai i tij i vrarë.