Brenda 48 orësh, dy tragjedi të njëpasnjëshme tronditën Serbinë: Të mërkurën një 13 vjecare qëlloi për vdekje tetë nxënës të shkollës ku mësonte si dhe një roje sigurie, ndërsa mbrëmjen e djeshme një i ri hapi zjarr mbi njerëzit në rrugë në një fshat pranë Beogradit, duke shktkuar tetë të vdekur e disa të plagosur. Tek u gjend përsëri brenda një harku të shkurtër kohor në situatën e vështirë të përcjelljes së ngushëllimeve për familjarët e viktimave, presidenti Aleksandar Vucic deklaroi se kishte kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje në vend.