Top Channel/ Vrasje për hakmarrje dhe drogë, pistat ku po hetohet ekzekutimi i 41 vjecarit Çaka
12/05/2021 15:03

Everest Çaka u vra në një pritë pranë shtëpisë së vjehrrit të tij, në lagjen ‘Skëndërbej’, në Elbasan. Silvana Çaka, bashkëshortja e viktimës deklaroi para prokurorëve disa detaje të ngjarjes. Sipas dëshmisë së saj, çifti sapo kishte dalë nga shtëpia e prindërve të Silvanës kur është goditur nga pas nga një tjetër mjet. Duke menduar për një aksident të mundshëm, 41 vjeçari ka ndalur mjetin ndërsa një person i maskuar e ka goditur disa herë nga afër me pistoletë me silenciator. Bashkëshortja ka marrë vetëm një plumb në dorë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Mungesa e kamerave të sigurisë në një lagje periferike të Elbasanit do të vështirësojë punën e hetuesve për dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë 25 persona janë shoqëruar në polici si persona që kanë dijeni mbi ngjarjen, apo që kanë pasur konflikte të mëparshme me viktimën. Rreth 1 orë pas ngjarjes në fshatin Kryemëdhenj të Golemit u gjet e djegur plotësisht një mjet tip benz i cili dyshohet se u përket autorëve të krimit. Po kush ishte Everest Çaka, i cili mbeti i vrarë në një krim të mirë organizuar? Familja Çaka duket se është e përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale. Disa vite më parë vëllai i Everest Çakës u vra në Itali. Në atë kohë u dyshua se autori i vrasjes ishte një person i njohur me pseudonimin Nel Çami. Pas pak kohësh familja Mahmuti, (Familja e Nel Çamit) prej 4 personash u vranë në Elbasan. Ngjarja ndodhi në vitin 2011, i vetmi i shpëtuar Nel Çami rezulton i zhdukur që prej asaj kohe. Vrasësi u cilësua misterioz, por u dyshua se vrasja mund të ishte kryer nga Everest Çaka në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij. Dyshime të cilat nuk u faktuan kurrë.

Top Channel/ Tirana 106 vite kryeqytet, Shoqata “Tirana” feston dhe nderon personalitetet
17/02 12:29
Top Channel/ I hodhën tulla në kokë, plagoset një fëmijë poshtë një pallati në ndërtim në Kukës
17/02 12:27
Top Channel/“Po na digjen pajisjet”, Barbullojë e Lezhës furnizohet me linja të ndërtuara privatisht
17/02 12:25
Top News – Rikthehen reshjet. Përmbyten toka bujqësore në Shkodër, bllokohen disa akse
17/02 12:16
Top News- Gjykata lë në burg të dashurin/ Plagosja e 18-vjeçares në Sauk, lirohen dy të afërmit
17/02 11:47
Top News – 24 vite burg për 3 ish drejtorët. Dosja ‘5D’, SPAK jep pretencën për të akuzuarit
17/02 11:01
Top Channel/ Kushtet e këqija atmosferike, Kapiteneria e Portit të Sarandës, ndalohet dalja në det
17/02 10:51
Top Channel/ 40 cm ujë në rrugën e Obotit, ushtria dhe emergjencat civile angazhohen për…
17/02 10:48
Top Channel/ Reshjet e dendura në vend, rriten prurjet në HEC-in e Fierzës, nisin shkarkimet
17/02 10:44
Top Channel/ Rikthehen reshjet e dëborës në Bulqizë, zbardhen edhe zonat malore
17/02 10:43
Top Channel/ Goditet i mituri pranë kantierit të ndërtimit, procedohet drejtuesi i firmës në Kukës
17/02 10:38
Top Channel/ Rikthen reshjet e dëborës në qarkun e Elbasanit, qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme
17/02 10:37
Top Channel/ Reshjet e shiut ia lënë vendin dëborës,në aksin Boboshticë–Dardhë qarkullohet vetëm me…
17/02 10:16
Top News – Plagoset rëndë i mituri në Kukës/U godit nga inertet e shkollës, kantieri pa masa sigurie
17/02 10:00
Top News – Shi e dëborë. Rikthehet moti i keq në vend…bashkë me problematikat
17/02 09:46
Top News – Rikthehet dëbora në vend, zbardhen malet në Korçë e Elbasan
17/02 09:24
Top Channel/ Berisha paralajmëron policët: Nuk tolerohet kush ushtron dhunë
16/02 21:33
Top News – ‘Kush hetohet në BE, jep dorëheqjen’. Bardhi: Në Shqipëri, Rama ndryshon ligjin
16/02 21:20
Top News – Ligji për Sponsorizimin në sport/ Ministri Gonxhja- Do të hyjë në fuqi në vitin 2027
16/02 20:16
Top News- Burgjet kërkojnë gardianë/ 200 vende të lira, gara për punonjës policie
16/02 20:06
DIGITALB DIGITALB