Në Ksamil u vra me armë zjarri në derën e shtëpisë së tij Gramoz Mema. Ai është gjetur i pajetë nga e ëma, e cila njoftoi edhe policinë. Viktima kishte një biznes në Ksamil ku prej disa kohësh ishte kthyer pas emigrimit në Britaninë e madhe. Një ditë më parë viktima kishte patur një konflikt për faturën e një klienti në lokalin e tij. Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Kristina Fidhit.