Orët e para të mëngjesit të sotëm, e kanë gjetur Shkodrën të përgjakur, ku një 51-vjeçar u vra me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, ku shtetasi Alfons Palushani 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Agron Metushi 51 vjeç, banues në Shkodër.