Hakmarrja dyshohet se fshihet pas masakrës së të dielës në Fushë Krujë, ku humbën jetën Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Në duart e policisë janë vetëm mjeti i autorëve i cili u dogj në Larushkë dhe mjeti i viktimave të cilat po kqyren imtësisht nga ekspertët. Në vendngjarje policia gjeti dhjetëra gëzhoja të qitura nga 3 armë të ndryshme të cilat u gjetën brenda mjetit të djegur.