Daniel Pepaj është vënë në pranga, pasi akuzohet për vrasje të dyfishtë me armë zjarri në vitin 2020. 27-vjeçari, banues në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me burg për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje armësh pa leje.