Ndonëse pretendon se kreu një hetim të imtësishëm prokuroria e Tiranës nuk mundi dot të zbulojë se për cfarë motivesh i akuzuari për vrasjen e Rruzhdi Hoxhës e rrëmbeu biznesmenin tetorin e 2021 dhe më pas e masakroi deri në vdekje mbas Malit të Dajtit. Duke u qëndruar të njëjtave gjetje të policisë prokuroria thotë se kundër Fredi Rrushit ka prova të mjaftueshme që do tja rëndojnë pozitën.