Banorët e fshatit Mbrostar të Fierit, janë shprehur për mediat se 67-vjeçari Petraq Gjika, që u gjet i vrarë ditën e sotme pranë serave ku punonte, ka qenë njeri i mirë dhe nuk ka pasur probleme në fshat. Një nga fqinjët e tij u shpreh se Gjika ka pasur probleme me të vëllanë, kryeplakun e fshatit, me të cilin nuk flisnin prej një kohe të gjatë që kur janë martuar.