Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 25 vite burg për Arbër Paplekajn, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill 2021 në Elbasan. Në seancën e radhës gjyqësore, prokuroria ka paraqitur konkluzionet përfundimtare duke i qëndruar akuzës për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese. Në seancën e radhës do të jetë mbrojtja që do të paraqesë konkluzionet e saj përfundimtare për çështjen “Paplekaj”.